POLITIKË /

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit mbërrin në Tiranë dhe viziton SPAK-un, zbardhen takimet

Përveç vizitës në SPAK, Fleming ka zhvilluar takime edhe me ministra të tjerë të qeverisë.

Shkruar nga Versus

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit mbërrin në Tiranë dhe viziton

Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, ka qenë të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.

Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi. Këto takime vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Poll