POLITIKË /

“Zyra të reja për administratën dhe stadium i ri”, Rama: Shqipëria, pikë referimi në botën e arkitekturës

Shkruar nga Versus

“Zyra të reja për administratën dhe stadium i ri”,

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në një konferencë të organizuar në kuadër të konkursit ndërkombëtar për shtëpinë e re të fëmijëve dhe kompleksin e ri të inspektoriateve shtetërore.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri me dije disa projekte të reja të cilat do të realizohen në të ardhmen në vend, mes të cilave një stadium, një pallat i ri sporti dhe një kompleks të ri zyrash për administratën.

“Falë këtij procesi do të kemi më në fund një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër të denjë për historinë e re që po shkruajmë së bashku me këtë skuadër të jashtëzakonshme arkitektësh, bibliotekën e re kombëtare, mjedis i shumënevojshëm prej vitesh. Do kemi një kompleks të ri zyrash për administratën, do kemi pallatin e ri të sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen konsensuale të jurisë ndërkombëtare dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.

Sot me këtë projekt ne i hapim rrugë 2 drejtimeve të reja për të ardhmen duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët. Dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektoriateve”- tha Rama.

Ndërsa shtoi se me këto projekte të reja, vendi ynë është kthyer në një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkëkohore.

“Ndërkohë që zhvillohen projekte ndërkohë që Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkëkohore si një vend ku ka një përqendrim të madh arkitektësh ndërkombëtar me shumë zë, Shqipëria është njëkohësisht edhe universitet i hapur që i jep mundësi arkitektëve të rinj shqiptarë e të huaj që përmes bashkëpunimit me këto studio të mëdha të marrin dije dhe eksperienca që nuk ka universitet që t’i jep”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al

Poll