BOTA /

Putin paralajmëron Evropën: Mos luani me zjarrin! Luftë globale nëse sulmoni Rusinë

Putin ka paralajmëruar vendet evropiane për pasoja të rënda nëse ndërhyjnë në krah të Ukrainës.

Shkruar nga Versus
Putin paralajmëron Evropën: Mos luani me zjarrin! Luftë globale
Presidenti rus, Vladimir Putin

Rusi- Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi dje se do të kishte pasoja serioze nëse vendet perëndimore lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre për të goditur objektivat në Rusi, siç kërkohet nga Kievi.

Ky paralajmërim i Putin erdhi pasi presidenti francez, Emanuel Macron tha se Kievit i duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse nga ku trupat e Kremlinit po gjuajnë me raketa në Ukrainë.  Komentet e Putinit erdhën pasi disa anëtarë të NATO-s, si dhe shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, kanë bërë thirrje për të lejuar Ukrainën të përdorë armët e saj për të rritur sulmet në tokën ruse, pas më shumë se dy vitesh luftë.

"Ky përshkallëzim i vazhdueshëm mund të çojë në pasoja të rënda. Në Evropë, veçanërisht në vendet e vogla, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se me çfarë po luajnë”- tha Putin, duke vënë në dukje se shumë vende evropiane kishin "territor të vogël" dhe një "popullsi të dendur".

“Dhe ky faktor, të cilin ata duhet ta kenë parasysh përpara se të flasin për goditjen e thellë në territorin rus, është një gjë serioze," shtoi ai.

Më tej Putin tha se nëse forcat e Ukrainës do të kryenin sulmet, përgjegjësia për to do të binte tek vendet perëndimore që e kanë furnizuar me armë dhe gjithashtu theksoi se çdo lëvizje për të dërguar në luftë instruktorët ushtarake perëndimorë, do të ishte një hap tjetër drejt konfliktit serioz në Evropë dhe drejt një konflikti global.

Poll