
Pak minuta më parë, në zonën e Qafë Koshovicës ka ndodhur një aksident rrugor, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Brenda makinës ndodheshin katër persona, prej të cilëve tre kanë pësuar dëmtime. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalin e Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.







