AKTUALITET /

Skandali i mikrokredive/ U vetëvra 2 vite më parë, Apeli i GJKKO heq bllokimet mbi llogaritë bankare të Olsi Ibros

Gjykata rrëzoi pjesën tjetër të kërkesave të ankuesve, duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj.​​

Shkruar nga Versus

Skandali i mikrokredive/ U vetëvra 2 vite më parë, Apeli i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPKK) ka ndryshuar një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë lidhur me masën e sekuestros mbi disa llogari bankare, duke urdhëruar heqjen e saj në emër të Olsi Ibros, bashkëshorti i pronares së Micro Credit Albania (MCA), i cili u vetëvra rreth dy vite më parë.

Gjykata rrëzoi pjesën tjetër të kërkesave të ankuesve, duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj.​​

Skandali i mikrokredive/ U vetëvra 2 vite më parë, Apeli i GJKKO

Skema Mashtruese me Mikrokredite

Prokuroria e Tiranës sekuestroi asetet pasurore të shoqërive MCA dhe Final, të cilat akuzohen se, në bashkëpunim me ADCA, shoqëri përmbarimore dhe një eksperte vlerësuese, krijuan një skemë mashtrimi për vjedhje dhe zhvatur qytetarë në miliona euro.

Këto subjekte përdorën të dhëna personale të paligjshme të debitorëve, presion psikologjik, përndjekje telefonike dhe bllokim llogarish për të imponuar kredi të reja, duke përfituar të ardhura të paligjshme të investuara më pas në aktivitete të tjera.

Përfshirja e Personave dhe Subjekteve

Në skemë janë përfshirë noterë, avokatë dhe përmbarues si Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega, Alban Kote, Kejda Seferi, Alketa Tanushi, si dhe administratorët e shoqërive Star-FS, Edmond Mato dhe Elda Ibro e MCA.

Këta akuzohen për shpërdorim detyre, vjedhje dhe mashtrim me pasoja të rënda, me kamata vonesash 2% + 8% vjetore, duke shumëfishuar detyrimet e blera nga ProCredit (rreth 7 milionë euro për 3999 kredi të këqija). Banka e Shqipërisë revokoi licencat e MCA dhe Final, ndërsa SPAK përfundoi hetimet duke dërguar në gjykatë 16 persona dhe 4 kompani./Versus.al

Poll