
Ditën e Enjte, vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje shiu gjatë mesditës.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, në zonat malore, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Ndërkohë, temperaturat gjatë ditës së sotme parashikohen të jenë si më poshtë:
në zonat malore 10 deri 28 °C
në zonat e ulëta 14 deri 30°C
në zonat bregdetare 15 deri 29 °C.







