Rihanna ka surprizuar ndjekësit e saj me disa fotografi të veçanta nga dhoma e lindjes, duke ndarë momente të pazakonta me dy djemtë e saj, RZA dhe Riot Rose.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, këngëtarja 37-vjeçare ndau në Instagram dy selfie – një nga lindja e RZA dhe një tjetër nga lindja e Riot Rose – duke i quajtur djemtë e saj “mrekulli të vogla”.
Krahas fotografive, ajo shkroi me humor: “Dhe po, unë linda me perla dhe syze dielli… mos pyet, shumë gjëra po ndodhin!”, shkruan DailyMail.
Fansat u mahnitën nga pamja e saj elegante pas lindjes, me perla dhe bizhuteri të arta në qafë, ndërsa mbante foshnjën në gjoks.
Disa ndjekës e quajtën atë “Mbretëreshë”, ndërsa të tjerë u habitën, duke menduar fillimisht se ajo kishte sjellë në jetë një fëmijë të tretë.
Postimi i saj vjen pas një periudhe pushimi në Karaibe me partnerin ASAP Rocky, pas lirimit të tij nga akuzat për sulm të rëndë.
Çifti, që është bashkë prej vitit 2020, ka dy djem dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen me jetën dhe stilin e tyre unik.








