BOTA /

Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën zv.presidenti afrikan dhe nëntë të tjerë

Shkruar nga Versus
Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën zv.presidenti afrikan dhe
Saulos Chilima para se të nisej në udhëtim me avionin ushtarak

Zëvendës presidenti i shtetit Malavi të Afrikës dhe nëntë persona të tjerë kanë vdekur pas përplasjes së avionit ushtarak me të cilin udhëtonin.

Mbetjet e avionit të përplasur u gjetën në një zonë malore në veri të vendit pas kërkimeve që zgjatën më shumë se një ditë.

“Nuk kishte të mbijetuar nga përplasja", tha Presidenti Lazarus Chakwera në një fjalim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror.

Avioni me 51-vjeçarin Chilima, ish-zonjen e parë Shanil Dzimbiri dhe tetë të tjerë u largua nga kryeqyteti i vendit jugor afrikan, Lilongëe, në orën 9:17 të së hënës dhe pritej të ulej 45 minuta më vonë në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, rreth 230 milje në veri. Versus.al

Poll