AKTUALITET /

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në SPAK, zbulohet arsyeja pse është thirrur

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Shkruar nga Versus

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në SPAK, zbulohet arsyeja

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Ish-ministri është pyetur mbi një orë nga prokurorët e çështjes.

Kujtojmë se Lleshaj drejtoi dikasterin e Ministrisë së Brendshme për dy vite nga 16 nëntori i 2018 deri në 10 dhjetor 2020, kur dha dorëheqjen pas protestave që shkaktoi vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

 

Poll