
Situata mbetet e tensionuar në fshatin Dragostunjë, pranë zonës së njohur si Arrat e Gurrës, ku dhjetëra banorë dhe qytetarë janë përballur me policinë pasi nuk lejohen të kalojnë në segmentin e bllokuar të rrugës.
Rruga është mbyllur për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës dhe dëmtimeve të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa autoritetet kanë vendosur perimetër sigurie për të parandaluar çdo incident.
Banorët shprehin shqetësim për vështirësitë në jetën e përditshme, pasi izolohen dhe u pengohet lëvizja drejt zonave të tjera.
Disa kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe hapjen e një kalimi alternativ, ndërsa të tjerë propozojnë të lejohen të kalojnë në këmbë për raste emergjente.
Policia thekson se masat janë për sigurinë e qytetarëve, pasi zona paraqet rrezik të lartë për shkak të lëvizjeve aktive të tokës.
Situata është ende në zhvillim, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga institucionet për të sqaruar hapat e mëtejshëm dhe afatet për zhbllokimin e këtij aksi problematik./Versus.al


