AKTUALITET /

Kërkoi pezullimin e Diellës dhe 1 mln euro dëmshpërblim, gjykata rrëzon kërkesën e padisë së aktores

Anila Bisha pretendoi se imazhi dhe zëri i saj ishin përdorur pa autorizim dhe në shkelje të kontratës.

Shkruar nga Versus
Kërkoi pezullimin e Diellës dhe 1 mln euro dëmshpërblim,
Aktorja Anila Bisha dhe ministrja virtuale "Diella"

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha. Në padinë e bërë nga aktorja Anila Basha në Gjykatën Administrative nda AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, kërkohej pezullimi i ministres virtuale të Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Armand Shkurta, i cili e rrëzoi kërkesën. Bisha kërkonte gjithashtu dëmshpërblim prej 1 milionë euro për prishje imazhi. Kjo pasi aktorja e Teatrit Kombëtar, pretendon se imazhi dhe zëri i saj janë përshtatur për avatarin qeveritar ‘Diellën’. Palë kundrejt saj në gjykatë janë qeveria, kompania Apel sh.p.k, AKSHI dhe kryeministri Edi Rama. 

Ajo kërkoi që deri në përfundimin e procesit gjyqësor, të dhënat të mos përdoren më. Sipas aktores, kontrata përmbante përdorimin e imazhit të saj në e-Albania dhe jo si ministre virtuale. Versus.al

 

Poll