
Policia britanike arrestoi të hënën Peter Mandelson, një ish-ambasador dhe ministër të Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, në një hetim për shpërdorim detyre, dyshim që rrjedh nga lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.
Policia po heton Mandelson mbi dokumentet që sugjerojnë se ai i ka kaluar informacione të ndjeshme qeveritare Epsteinit një dekadë e gjysmë më parë. Ai nuk përballet me asnjë akuzë për sjellje të pahijshme seksuale.
Arrestimi i tij vjen katër ditë pasi Andrew Mountbatten-Windsor, ish-Princi Andrew, u arrestua me dyshimin për një vepër të ngjashme penale që lidhet me miqësinë e tij me Epstein.
Mandelson u shkarkua nga posti i tij diplomatik në shtator pasi u publikuan email-e që tregonin se ai mbante një miqësi me Epstein pas dënimit të financierit në vitin 2008 për vepra penale seksuale që përfshinin një të mitur. Kur dolën më shumë detaje në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së muajin e kaluar, policia hapi një hetim penal. Versus.al


