AKTUALITET /

Skema piramidale online 'XUEX', Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për 6 të arrestuarit

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 60-ditor për katër prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, i cili synon goditjen e skemave piramidale online. Për dy të tjerë, kamerierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, është vendosur masa “Detyrim Paraqitje”.

Shkruar nga Versus

Skema piramidale online 'XUEX', Gjykata e Fierit jep masën e

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 60-ditor për katër prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, i cili synon goditjen e skemave piramidale online.

Për dy të tjerë, kamerierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, është vendosur masa “Detyrim Paraqitje”.

Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi mbërritën në gjykatë rreth orës 08:30 të shoqëruar nga dy furgonë policie. Jashtë ambienteve të gjykatës ndodheshin edhe familjarë të të arrestuarve.

Seanca me dyer të mbyllura u zhvillua para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtari Genci Busho dhe prokurorja Jonida Allushi, ku të akuzuarit dhanë dëshminë e tyre. Pas gati tre orësh, seanca u ndërpre dhe vendimi u shpall në orën 14:30.

Para gjykatës, 6 të akuzuarit deklaruan se ndihen viktima të situatës. Në media, nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut pohuan se nuk ishin të vetëdijshme për paligjshmërinë e veprimeve:

“Ia dhashë vetë lekët djalit,” – tha nëna e Emanuelit.
Të akuzuarit përballen me vepra penale për “Skema piramidale online” dhe “Mashtrim kompjuterik”. Operacioni i policisë në Fier vazhdon, dhe pritet që në ditët në vijim të ketë edhe arrestime të tjera. Në kërkim janë gjithashtu çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku.

Operacioni u zhvillua në disa qytete, duke nisur dhe përfunduar në Qarkun Fier, ku u evidentua edhe numri më i lartë i të prekurve, veçanërisht në Lushnje dhe Divjakë, përfshirë edhe disa punonjës të administratës shtetërore.

Poll