POLITIKË /

"Minimalja do të jetë 500 euro", çfarë përmban programi i PS për pagat në mandatin e katërt qeverisës

Sipas qeverisë nga 1 janari i 2026-ës, në Shqipëri nuk do ketë pagë minimale poshtë shumës 500 euro.

Shkruar nga Versus

"Minimalja do të jetë 500 euro", çfarë

Mes pikave të prezantuara në programin qeverisës disa faqësh të PS, vihet re edhe synimi për rritjen e pagave në sektorin privat.

Sipas programit që do të prezantohet nesër në seancën maratonë të Kuvendit, paga minimale deri në 2026-ën do jetë 2026 pa asnjë taksë shtesë, ndërsa paga mesatare deri në vitin 2030-ë synohet të bëhet 1 mijë euro në sektorin privat. Ajo në sektorin publik pritet të jetë mesatarisht 1200 euro.

Pjesë nga programi i PS për pagat:

• Transformojmë shërbimet e punësimit me sistem të zgjuar orientimi karriere dhe platformë të dedikuar për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri.

• Ulim papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.

• Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta.

• Paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; në sektorin publik 1,200 €.

• Garancia Rinore ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.

• Forcojmë barazinë në paga dhe politikat aktive për punësimin e grave. • Zgjerojmë modelin dual të arsimit profesional në partneritet me biznesin dhe certifikim ndërkombëtar të kualifikimeve.

• Deri në 2030, 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional; shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.

• Garantojme kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz, sistem social të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

• Vijojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale të plotë për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

• Ndërtojmë programe të dedikuara për diasporën për rikthim të talenteve, transferim expertise dhe ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë. Versus.al

Poll