Sot pritet të jepen masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “XUEX”, i cili synon goditjen e skemave piramidale online.
Të arrestuarit – Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini – do të dalin para trupës gjykuese, përbërë nga gjyqtari Genci Busho dhe prokurorja Jonida Allushi, për tu njohur me masat e sigurisë.
Në një prononcim për mediat, nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut thanë se nuk ishin të vetëdijshme për paligjshmërinë e veprës. Nëna e tij deklaroi se ia kishte dhënë paratë vetë djalit:
“Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, – tha ajo.
Ndërsja tezja e Emanuel Taullaut shtoi:
“Nuk dinim gjë. Djali punonte, ishte kamerier. Dikush duhet t’i kishte lajmëruar që ishte e paligjshme. Djali punonte kamerier.”







