
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi dënimet e dhëna më herët nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), në lidhje me çështjen e inceneratorëve të Elbasanit.
Sipas vendimit, mbeten të pandryshuara dënimet me nga 6 vite e 8 muaj burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe për biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Gjykata ka konfirmuar gjithashtu dënimet me nga 2 vite e 8 muaj burg për ish-deputetin Alqi Bllako, si dhe për të pandehurit Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqon.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë i jep fund shqyrtimit gjyqësor në shkallët e zakonshme të gjykimit për një nga dosjet më të rëndësishme të korrupsionit në vend, duke lënë në fuqi dënimet e mëparshme të Apelit të GJKKO.

