AKTUALITET /

FOTO/ Fier, nuk i ndaloi policisë, i riu me “Porsche” përplas 2 makina

Një drejtues i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë në qendër të qytetit të Fierit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë

Shkruar nga Versus

FOTO/ Fier, nuk i ndaloi policisë, i riu me “Porsche”

Mbrëmjen e sotme, në qendër të Fierit ka ndodhur një incident ku një drejtues i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje ka hequr edhe targën e automjetit për të shmangur identifikimin.

 Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve, të cilët e kanë penguar të largohej, si dhe reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës, çka bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë kontrollin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Poll