AKTUALITET /

Gara për kreun e SPAK, ambasadori i Gjermanisë: Procesi duhet të jetë transparente dhe e bazuar në meritë!

Në deklaratën e tij Bergner thekson se nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka fituar besimin e madh të qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ai shtoi se procesi i nisur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm duhet të jetë i qartë, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikime të jashtme.

Shkruar nga Versus
Gara për kreun e SPAK, ambasadori i Gjermanisë: Procesi duhet të
Karl Bergner

Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, vlerësoi lart kontributin e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në deklaratën e tij Bergner thekson se nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka fituar besimin e madh të qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ai shtoi se procesi i nisur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm duhet të jetë i qartë, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikime të jashtme.

Ambasadori gjerman nënvizoi gjithashtu rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, e cila duhet të reflektohet jo vetëm në këtë proces, por edhe në veprimtarinë e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, duke e konsideruar këtë një kriter kyç për sundimin e ligjit dhe përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Postimi i Ambasadës Gjermane:

Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi:

"Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.

Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.
Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE."/Versus.al

Poll