Një video shokuese ku tregon momentin kur 70 vjeçari Fadil Hunda qëllohet me armë nga 31 vjeçari Adil Hizdri janë bërë publike ditën e sotme.
Ngjarja e rëndë e ndodhur ditë më parë në qytetin e Durrësit ku i moshuari u qëllua me dy plumba.
Romir Hunda djali i 70 vejçarit të plagosur ka deklaruar se babai nuk është plagosur për shkak të një borxhi.
Ai tha se autori iu kishte borxh dhe ka dashur të marrë peng babain.
“Nuk i kemi asnjë qindarkë borxh, Adil Hizrit. Adil Hizdri është paguar për dy muajt që ka qëndruar në punë në kompaninë tonë. Punonte me karrotrec. E hoqëm nga puna sepse na krijoi disa probleme, përplasi makinën. Adili na ka borxh sepse ka bërë dëme te puna. Adil Hizri ka tentuar të më mare peng babain. Im atë as që e njeh Adil Hizdrin. Atë ditë e ka marë në telefon ka kërkuar ta takoj. Janë takuar në trotuar. I ka kërkuar të futet brenda në makinë. Babai s’ka pranuar dhe aty ai ka qëlluar” është shprehur Romir Hunda.
Në video autori shfaqet me pistoletë në dorë duke qëlluar nga pas 70 vjeçarin i cili ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar.
I plagosuri i merr nga dora armën e zjarrit autorit, i cili kishte zbritur nga mjeti dhe e ndiqte. Mësohet se autori 31-vjeçar ka qenë ish-ushtarak në Zall-Herr.
Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
-
Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
-
Lëvizja Atdheu
-
Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
-
Partia Socialiste
-
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
-
Aleanca Kombëtare
-
Aleanca Demokracia e Re
-
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
-
Partia Mundësia (Agron Shehaj)
-
Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)







