MAGAZINË /

“Abuzoi me tender publik”, plas mes Jetmirit dhe Julit, aktori e paralajmëron: Padi spektakolare!

Shkruar nga Versus
“Abuzoi me tender publik”, plas mes Jetmirit dhe Julit, aktori e
Jetmiri dhe Juli

Ngjarjet që u zhvilluan në Big Brother VIP mes personazheve të famshëm të ekranit, duket se nuk do të mbeten vetëm aty.

Kështu duket së fundmi me një postim të bërë nga aktori Julian Deda i cili ka paralajmëruar publikisht Jetmirin se do ta padisë nëse nuk vërteton deklaratën që bëri gjatë një “prime” ku shprehej se aktori i ka treguar atij se së bashku me disa persona të tjerë kishin abuzuar me një tender publik.

“Kanë pranuar Julin në rastin e tij, sesi ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik, ku ka marrë pjesë në një tender publik dhe kanë falsifikuar tenderin duke janë bërë pjesë e një falsifikimi. Atë e ka thënë vetë Julian Deda me gojën e tij duke përfshirë të tretë nga jashtë dhe unë do të iu lutesha ta sillnit në vëmendje”- u shpreh Jetmiri në program.

Tashmë aktori videon e publikuar në instastory, e ka shoqëruar me mbishkrim ku kërkon që Jetmiri t’i vërtetojë atë që ka thënë ose ndryshe do e padisë për shpifje.

“Jetmir Salaj kur të kesh kohë duhet të ma vërtetosh… Përndryshe, kjo deklaratë publike meriton një padi spektakolare për shpifje dhe për prishje imazhi”- shkruan Juli. Versus.al

“Abuzoi me tender publik”, plas mes Jetmirit dhe Julit, aktori e
Postimi i Julit në instagram
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: