Jon Landau producenti fitues i çmimit Oscar i disa prej filmave që thyen rekord në fitime, duke përfshirë Titanic dhe Avatar ka vdekur në moshën 63-vjeçare.
Landau, i cili ishte partneri për një kohë të gjatë producent i regjisorit James Cameron, thuhet se vdiq të premten pas një sëmundje të rëndë.
Motra e tij Tina konfirmoi vdekjen e tij në rrjetet sociale, duke e quajtur atë "vëllain më të mirë që një vajzë mund të ëndërronte ndonjëherë".
Landau ishte djali i producentëve të Hollivudit Ely dhe Edie Landau dhe për një kohëtë gjatë ishte ekzekutiv në kompaninë e prodhimit të filmit 20th Century Fox.
Krahas regjisorit Cameron, ai ndihmoi në krijimin e hitit të vitit 1997, Titanic, i cili ishte filmi i parë që e kaloi shifrën prej 1 miliard dollarësh në arkat botërore.
Filmat e mëvonshëm Avatar dhe vazhdimi i tij Avatar: The Way of water, të cilët u publikuan në vitin 2009 dhe 2022 respektivisht, vazhduan të thyenin rekordin e Titanikut.
Landau gjithashtu bashkëprodhoi filma të tjerë hit, duke përfshirë Honey, I Shrunk the Kids dhe Dick Tracy, dhe mbajti një pozicion drejtues në kompaninë e prodhimit të Cameron Lightstorm Entertainment.
Pas lajmit për vdekjen e Landau, Cameron tha për The Hollywood Reporter se është "një producent i madh duke lënë pas një trashigimi të madhe në kinematografi".
"Jon Landau besonte në ëndrrën e kinemasë. Ai besonte se filmi është forma më e mirë e artit njerëzor dhe për të bërë filma duhet së pari të jesh vetë njeri", tha ai./Versus

