AKTUALITET /

Tragjedi në Fier, humb jetën 33-vjeçari Klajdi Hoxha, baba i dy fëmijëve, po kthehej nga puna

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Fier, humb jetën 33-vjeçari Klajdi Hoxha, baba i dy
Fotomontazh: Klajdi Hoxha, motori me te cilin u aksidentua

33-vjeçari Klajdi Hoxha ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Strum–Roskovec”.

Dy automjete janë përplasur fillimisht me njëra-tjetrën dhe më pas me motorin që drejtonte Hoxha, i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

Në momentin e ngjarjes, 33-vjeçari po kthehej nga puna për në shtëpi. Ai ishte baba i dy fëmijëve të mitur dhe punonte në serat e zonës, si shumë banorë të Strumit.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al