Andrea Formiga është kirurgu që po hetohet për vdekjen e biznesmenit italian Massimo Ferro 4 ditë pasi kreu ndërhyrjen në klinikën ‘’Trita Hospital’’ në Shqipëri. Kirurgu prezantohet në faqet zyrtare të ‘Trita Hospital’ dhe ‘Dermolife’ si ‘’doktori i mrekullive’’.
Por në dhjetor të vitit të kaluar, biznesmeni italian humbi jetën pas kishte kryer një ndërhyrje rutinë për ngushtimin e barkut. Pas ndëryrjes ai pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë në QSUT ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rëndë.
Formiga po hetohet nga prokuroria e Padovës në Itali. Por ajo çfarë ngre alarmin është edhe kontrasti i madh mes marketingut luksoz që i bëhej nga klinikat private në Tiranë dhe tragjedia e ndodhur. Të dhënat publike tregojnë se Formiga bashkëpunon prej vitesh me ‘’Trita Hospital’’ e cila operon gjithashtu edhe në klinikën estetike ‘’Dermolife’’. Në tekstin e përshkrimit të publikuar, mjeku konsiderohet si profesionist me 30 vite përvojë në të gjithë Italinë. Versus.al


