
Ish-drejtuesi i policisë dhe njëherazi eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ka denoncuar së fundmi kushtet e mungesës së sigurisë në burgun “313” i cili ndodhet shumë pranë banesave të qytetarëve.
Burgu ku mbahet i paraburgosur edhe ish-presidenti Ilir Meta, sipas Rexhepit ka dalë jashtë përdorimit dhe nuk mund të riparohet më si strukturë. Madje shtoi se ekziston mundësia që i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani të mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë.
“Burgu 313 ka dalë jashtë përdorimit... Ka një dokument të Institutit të Ndërtimit kur kemi qenë ekspert, sepse ishte një projekt që do të restaurohej ose do të ndërtohej diçka e re. Ka degjenerime si strukturë, nuk mund të riparohet më. Nuk bëhet më burg për kushtet që ka, dhe që është pranë banesave. Nuk mund të ketë një burg pranë banesave, një i burgosur i VIP, po them për shembull si Nuredin Dumanin, që mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë. Burgjet duhen ndërtuar jashtë qyteteve, siç i ka gjithë bota”- u shpreh Rexhepi. Versus.al

