AKTUALITET /

Ulja e çmimit të energjisë me 1 LEKË/ Sa qytetarë shqiptarë do të përfitojnë?!

Mbi 1 milion konsumatorë do të përfitojnë nga ulja e çmimit të energjisë në Shqipëri. Çmimi i energjisë elektrike ulet këtë vit me 1 lek, kështu që me TVSH të gjithë konsumatorët do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë aktualisht.

Shkruar nga Versus

Ulja e çmimit të energjisë me 1 LEKË/ Sa qytetarë

 

Mbi 1 milion konsumatorë do të përfitojnë nga ulja e çmimit të energjisë në Shqipëri. Bordi i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike miratoi propozimin e qeverisë për çmimin e energjisë elektrike, i cili do të ulet në 8.5 lekë për kilovat në orë për të gjithë konsumatorët familjarë, që shpenzojnë më pak se 700 kilovat në orë brenda një muaji.

Por, a do të tregojnë shifrat e konsumit të energjisë sërish rritje edhe në 2025 si në vitin që lamë pas? Apo qytetarët shqiptarë do të kenë tendencën e kursimit të saj me qëllim mos tejkalimin e fashës prej 700 kilovat për orë në muaj.

Me një përllogaritje të thjeshtë, qytetarët shqiptarë që konsumojnë nga 600-700 kilovat do të paguajnë bashkë me TVSH rreth 7 mijë lekë të reja në muaj për konsumin e energjisë elektrike.

Më parë për këtë konsum shqiptarët paguanin rreth 7 mijë e 900 lekë të reja çdo muaj.

Referuar shifrave zyrtare gjatë 2024 energjia elektrike në dispozicion në Shqipëri u rrit me 6,9 për qind. Vetëm në tre muajt e fundit të 2024, përdorimi i energjisë elektrike u rrit me 7,3 për qind duke arritur vlerën 1.702 gigavat në orë nga 1.586 gigavat në orë që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Po ashtu, sipas të dhënave të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë, humbjet në rrjet kanë shënuar nivelin më të ulët, që nga viti 2009.

Aktualisht për abonentët familjarë çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat në orë pa TVSH. E thënë ndryshe, çmimi i energjisë elektrike ulet këtë vit me 1 lek, kështu që me TVSH të gjithë konsumatorët do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë aktualisht.

Ky faturim që do të nisë pas shkurtit nuk do të jetë një faturim me fasha, por faturim konsumi.

Por çfarë do të thotë ky ndryshim?!

Qyetarët do të jenë të ndarë në dy kategori:

Kategoria e parë është nga 1 – 700 kWh në muaj do të paguajë 8.5 lekë për kWh

Nëse do të kalojnë në 701 kWh e gjithë fatura do të paguhet me çmimin 9.5 lekë për kWh

 

Çmimi i ri do të jetë në fuqi për periudhën nga 1 shkurti 2025 në 31 dhjetor 2025. Gjatë diskutimeve të qeverisë u nënvizua se fasha 700 Kilovat në orë përfshin të paktën 80 për qind të konsumatorëve familjarë të lidhur në tension 0.4 kilovat duke vlerësuar kështu se ndikimi i uljes së çmimit prek një masë të madhe të familjeje.

Poll