Juglindja e vendit pritet qe te zgjohet me reshje debore ne kete fillim viti dhe ne kete fundjave, sipas meteorologeve.
Kjo fundjave sjellë pamje mahnitëse në qytetin e Korçës dhe zonat përreth, ku reshjet e borës gjatë natës pritet te mbulojne të gjitha territoret me një shtresë të bardhë.
Fshati turistik i Dardhës, i njohur për bukurinë e tij dimërore, mund te regjistroje nje trashesi nga 8 deri ne 11 cm. Po ashtu, Voskopoja, një tjetër destinacion turistik, mund te mbulohet nga nje petk debore. Ndërkohë, reshje më të pakta pritet te bien në Qafën e Qarrit dhe në segmentin rrugor Zëmblak-Goricë.
Për momentin, nuk janë raportuar probleme në akset rrugore, dhe levizja behet pa pengesa. Reshjet e borës kanë sjellë një atmosferë të mrekullueshme festive, duke e bërë këtë periudhë ideale për vizitorët që dëshirojnë të shijojnë natyrën dhe qetësinë e këtyre zonave.
Fshatrat Dardhë dhe Voskopojë mbeten destinacione të preferuara për turistët, sidomos gjatë stinës së dimrit, ku dëbora shton magjinë e këtyre vendeve.








