Unpublished /

“Po na rrjepin”, qytetarët ankesa për “One” e “Vodafone”! “Konkurrenca” i heton, por nuk flet për historikun e denoncimeve! ‘Heshtje’ nga AKEP

Shkruar nga Versus

“Po na rrjepin”, qytetarët ankesa për “One” e

Në shkurt të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi nisjen e hetimeve për kompanitë telefonike “One” dhe “Vodafone” pas denoncimeve të vazhdueshme nga ana e qytetarëve të cilët ankoheshin për tarifa të larta.

Ky veprim i Autoritetit të Konkurrencës, u mirëprit nga qytetarët të cilët madje e cilësuan si të vonuar. Pas lajmeve të publikuara nga Versus.al, disa prej tyre nuk kanë hezituar të shprehin pakënaqësinë ndaj dy kompanive në fjalë.

“Bëni diçka të hajrit të paktën se nga dy herë i paguajmë faturat, te ‘ONE’ s’kanë sistem. Jo po s’del fatura, jo po prisni, ikën lekët tona”.

“Vodafon të mbyllë numrin vetëm se s’bën mbushjen. Të gjithë atyre që u ndodh duhet të bëhen bashkë, me këto hale që po rrjepin popullin”- janë vetëm disa prej komenteve nga ana e qytetarëve dukshëm të frustruar nga veprimet që kryejnë dy kompanitë telefonike.

“Po na rrjepin”, qytetarët ankesa për “One” e
Disa prej reagimeve të qytetarëve në lajmin e nisjes së hetimeve për shkelje nga këto 2 kompani

Mirëpo në njoftimin zyrtar të Autoritetit të Konkurrencës bëhej me dije se hetimet që po kryhen ndaj “One” dhe “Vodafone” lidhen me periudhën janar 2022-31 dhjetor 2024. Versus.al u interesua pranë Autoritetit të Konkurrencës lidhur me këtë periudhë, pasi nuk është e vetmja gjatë së cilës, qytetarët kanë raportuar abuzime.

Mbi mundësinë që këto kompani të kenë bashkëpunuar me njëra-tjetrën duke rritur njëtrajtësisht çmimin e shërbimeve, Autoriteti i Konkurrencës nuk shprehet konkretisht, por thotë se janë gjetur sjellje të tilla.

“Nga monitorimi i sjelljes së ndërmarrjes Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare u konkludua se, sjellja e tyre mund të sjellë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003”- thuhet në përgjigje.

Sa i takon periudhës për të cilën po kryhen hetimet, institucioni garanton se në rast të gjetjes së shkeljeve, do të nisë një hetim i thelluar.

"Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare", ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak për këto ndërmarrje në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe në përfundim të tij në zbatim të nenit 43, pika 1 e Ligjit nr. 9121/2003, në rast se vihen vihen re shenja të kufizimit të konkurrencës, Komisioni Konkurrencës do të marrë vendim për fillimin e procedurës së hetimit të thelluar” shtohet në përgjigjie.

Pavarësisht rolit të institucionit, Autoriteti i Konkurrencës, nuk ka një përgjigjie të prerë lidhur me masat e ndërmarra më herët sa i takon denoncimeve të bëra vazhdimisht nga qytetarët edhe para vitit 2022. Madje nuk sqarohet as nëse gjetjet e hetimit do të dorëzohen në SPAK.

Prokuroria e Posaçme dyshohet gjithashtu se po e heton kompaninë “One Communications” për lidhjen që ka patur me kompaninë ‘Gogël’ të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Sipas gazetares Ola Xama, e cila ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, te një kompani sigurimi dhe te “ONE” SPAK ka gjetur marrëdhënie kontraktuale që shkojnë në 5 milionë euro, por ka patur edhe tendera që këto kompani kanë fituar nga bashkia e Tiranës.

Për të pasur një përgjigjie konkrete lidhur me masat e ndërmarra për mbrojtjen e konsumatorëve dhe shkeljet e këtyre kompanive telefonike, Versus.al u interesua edhe tek AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) mbi masat e marra nga ky institucion në përgjigjie të ankesave të qytetarëve, por nuk mori asnjë përgjigjie. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: