
Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale pas publikimit të disa momenteve nga vizita e saj e fundit në Shqipëri.
Me një audiencë prej rreth 8.7 milionë ndjekësish, Ivanka i ka dhënë një promovim të jashtëzakonshëm vendit tonë në sytë e publikut ndërkombëtar.
Në postimet e saj, ajo ka ndarë foto dhe video nga disa destinacione turistike, ndër të cilat spikasin pamjet piktoreske nga Plazhi i Porto Novos, me sfond ishullin e Sazanit, si dhe momentet e qeta nga vizita në Manastirin e Zvërnecit.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është zgjedhja e këngës tradicionale shqiptare “Lule borë” për njërën prej videove të saj, duke shtuar një prekje emocionuese dhe kulturore në përmbajtjen që ka ndarë me botën./Versus.al

