Unpublished /

'Makina me para është e Malajt' , kandidati i PS mohon pretendimet e Mziut: Këta janë palaço cirku… Unë jam në Burrel, ato janë bllokuar në Maqellarë

Në një video të transmetuar drejtpërdrejt nga shtabi i tij elektoral në Burrel, Malaj ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje, duke theksuar se në momentin e incidentit ai ndodhej në Burrel.

Shkruar nga Versus

'Makina me para është e Malajt' , kandidati i PS mohon

Kryetari aktual i Bashkisë së Matit dhe njëherësh kandidati për deputet nga radhët e Partisë Socialiste, Agron Malaj, ka reaguar ndaj akuzave të drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu.

Akuzat lidhen me ndalimin e dy automjeteve në Maqellarë mbrëmjen e kaluar, të cilat sipas PD-së transportonin para dhe tollona karburanti.

Në një video të transmetuar drejtpërdrejt nga shtabi i tij elektoral në Burrel, Malaj ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje, duke theksuar se në momentin e incidentit ai ndodhej në Burrel.

Ai gjithashtu i është përgjigjur Mziut me tone të ashpra, duke e quajtur atë një "pallaço" dhe duke hedhur poshtë akuzat si të pavërteta dhe politike.

“Marr shkas nga deklarata e Xhelal palaços, që thotë makina e Agron Malaj, Agron Malaj është në shtabin elektoral në qytetin e Burrelit dhe nuk ka lidhje fare me makinën e Xhelal palaços dhe Shkëlzen palaços, që e nxjerr aty për të përgoju emrin tim.

Makina aty është. Makina verifikohet. Por këta janë palaço cirku, që Xhelali po përgatit humbjen më të thellë dhe i ka angel në gojë Agron Malaj. Ja ku e kemi dhe xheloziun (kthen telefonin nga TV ku është shfaqur Xhelal Mziu) që shpik kur makina është në Maqellarë që s’kemi lidhje dhe ne jemi këtu në Burrel”, shprehet Agron Malaj.

Mesnatën e djeshme, dy makina janë ndaluar në Maqellarë të Dibrës nga strukturat e PD nën dyshimin për krime zgjedhore.

Pas verifikimeve, u zbulua se brenda mjeteve luksoze ndodhej edhe biznesmeni i tenderave, Fiqiri Pali dhe drejtuesi politik i PS në Klos.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në makinë janë gjetur tollona nafte dhe mbi 4500 euro. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Elvin Gjokaj./Versus.al

 
 
Poll