Unpublished /

“Rrisin agresivitetin”, shteti fqinj planifikon mbylljen e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç

Shkruar nga Versus

“Rrisin agresivitetin”, shteti fqinj planifikon mbylljen e rrjeteve

Greqi- Ndërkohë që rrjetet sociale po paraqiten si shkak i rritjes së agresivitetit tek fëmijët në shumë vende të botë, shteti fqinj po konsideron mbylljen e tyre për grupmoshën nën 15 vjeç.

Ministrja e Kohezionit Social dhe Familjes, Sofia Zaharaki e konsideroi këtë si një problem në të gjithë botën dhe argumentoi se mosha e rritur digjitale nuk mund të jetë nën 15 vjeç.

“Qeveria dhe më gjerësisht Komisioni Evropian e vendosën çështjen lart në rendin e ditës. Le të shohim se si do të shkojë dialogu dhe të veprojmë në përputhje me rrethanat. Kërkohet edhe përfshirja e prindërve. Tashmë, z. Papastergiou ka shpallur masën për kontroll prindëror përmes një aplikacioni në celular dhe me përdorimin e fjalëve specifike do të mund të vlerësojnë se çfarë shikojnë dhe me kë po flasin fëmijët e tyre. Synimi i kryeministrit janë masat e rrepta”, theksoi ndër të tjera Sofia Zaharaki.

Vendi i parë në botë që ka marrë masa për përdorimin e rrjeteve sociale është Australia, e cila ndaloi plotësisht përdorimin e adoleshentëve nën moshën 16 vjeç. Është legjislacioni më i rreptë, deri më sot, që është marrë në nivel global, në lidhje me mediat sociale.

Një masë e tilël po diskutohet për t’u ndërmarrë edhe në vendin tonë ku kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manstirliu kanë nisur konsultimet në shkolla pas ngjarjes së rëndë të ndodhur te “Fan Noli” ku një 14 vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Versus.al

Poll