Unpublished /

Trashësia e dëborës mbi 70cm/ Situatë e cmendur, bllokohet keq kjo zone ne Shqiperi

Shkruar nga Versus

Trashësia e dëborës mbi 70cm/ Situatë e cmendur, bllokohet

Situata problematike vazhdon të mbetet në Qarkun e Dibrës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Rruga e Arbrit është ende e bllokuar dhe raportohet se në Bypass-in e Murrizit një automjet ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i bllokuar me tre persona brenda.

Një fadromë është nisur për të mundësuar qasje në zonën e Bypass-it. Shumë njësi administrative në Qarkun e Dibrës janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalajën e Dodes, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm.

Në disa fshatra ka munguar energjia elektrike për më shumë se 24 orë, ndërsa në disa zona të thella nuk do të vazhdojë procesi mësimor.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: