AKTUALITET /

10 mijë lekë ushqime në muaj, firmoset urdhri! Nga sot, policëve u kalojnë në llogari kompensimet e vonuara prej dhjetorit

Në dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave mori vendimin i cili deri më tani nuk ishte zbatuar ende për punonjësit e policisë.

Shkruar nga Versus

10 mijë lekë ushqime në muaj, firmoset urdhri! Nga sot,

Drejtori i komanduar i policisë së shtetit, Sokol Bizhga ka firmosur sot urdhrin e kompensimit ushqimor për policët. Duke nisur nga sot, do të kalojë në llogaritë bankare të policëve kompansimi për 9 muaj me nga 10 mijë lekë secilin duke nisur nga dhjetori i vitit të kaluar.

Vendimi për kompensimin ushqimor të policëve me nga 100 euro në muaj, u mor në fundvitin e kaluar gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave.

Nga ky kompensim përfitojnë në total 9982 punonjës policie. Në mbledhjen e datës 13 dhjetor u miratua gjithashtu vendimi për të paguar shpenzimet e transportit për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të cilët e kanë vendbanimin larg vendit të punës. Efektivët e AMP përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit, sipas distancës, minimalisht 10 mijë lekë për distanca 36 deri në 60 kilometër dhe maksimalisht 30 mijë lekë për distanca mbi 200 kilometër.

Për ndryshime të tilla, asokohe ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se kanë qëllim nxitjen e rezultateve më të larta dhe motivimin e punonjësve të policisë në punë. Versus.al

 

Poll