Menjëherë pas konfirmimit të vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në një fjalim drejtuar kombit izraelit, Netanyahu vuri në dukje se, Gaza nuk do të sundohet nga Hamasi. Ai u bëri thirrje terroristëve të Hamasit duke i thënë se liderët tuaj do të eliminohen.
“Qytetarë të Izraelit, ju them se Yahya Sinëar ka vdekur. Personi përgjegjës për masakrën më të madhe të popullit hebre që nga Shoah, kryeterroristi që vrau mijëra izraelitë dhe rrëmbeu qindra qytetarë u vra nga ushtarët tanë heroikë.
Hamasi nuk do të sundojë Gazën, kjo është një mundësi për njerëzit e saj që të çlirohen nga tirania e tyre. Terroristëve të Hamasit u them: liderët tuaj po ikin dhe do të eliminohen.
Unë u drejtohem të gjithë atyre që mbajnë pengjet tona: kushdo që të lërë armët dhe të kthejë pengjet tanë, ne do t'i lejojmë ata të largohen dhe të jetojnë. Kushdo që dëmton pengje, do të ketë gjak në kokë dhe do të përgjigjet për këtë.
Hamasi nuk do të sundojë Gazën, kjo është një mundësi për njerëzit e saj që të çlirohen nga tirania e tyre. Sot e keqja ka pësuar një goditje të rëndë, por misioni ynë ende nuk ka mbaruar.
Familjeve të të rrëmbyerve u them, ky është një moment i rëndësishëm në luftë, ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat që ata të kthehen në shtëpi.
Të dashurit tuaj. Ata janë të dashurit tanë”, u shpreh Netanjahu.








