
Pas atyre të Tiranës, dhjetëra motoristë të shpërndarjes së ushqimit, pjesë e kompanisë “Wolt”, dolën në protestë në qytetin e Vlorës, duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave që, sipas tyre, janë të drejta dhe legjitime.
Në qendër të kërkesave qëndron rritja e vlerës së pagesës për çdo kilometër të përshkuar gjatë shpërndarjes së porosive nga restorantet deri në adresën e klientit.
Motoristët thonë se shpesh porositë kërkohet të dorëzohen edhe në katet më të larta të pallateve, ndaj kërkojnë që për këto raste të parashikohet një pagesë shtesë.

