
Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 10 vite burg Xhemal Loka pasi është shpallur fajtor për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij Bedrie Loka.
Ndaj tij rëndojnë akuzat 'shkaktim të vetëvrasje' dhe 'armëmbatje pa leje'. Loka kishte kërkuar dhe gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila nuk u pranua nga Gjykata.
Gjithashtu Loka po hetohet dhe për dhunë ndaj familjarëve të tjerë të tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë kur Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.
Nëna e katër fëmijëve para se të merrte aktin ekstren ishte në gjendje të rënduar emocionale pasi i ishin hapur disa llogari false me fotot e saj në rrjetin social TikTok.
Kjo mendohet se ishte në zanafillë të sherrit mes Bedrie Lokës dhe të shoqit, Xhemalit që jetonte jashtë vendit.
Viktima kishte denoncuar dhe më parë rastin në polici por nuk ishte marrë asnjë masë./Versus.al







