AKTUALITET /

"Mediu na tha mbylleni gojën', nëna e të miturit që vdiq në mas*krën e Gërdecit: Na u hakërrue në sallën e gjyqit

Shkruar nga Versus

"Mediu na tha mbylleni gojën', nëna e të miturit

Në 17 vjetorin e masakrës së Gërdecit ku humbi djalin e saj 7 vjeçar, Zamira Durda dha një intervistë për “Report Tv” ku shprehet se në sallën e gjyqit të GJKKO është kërcënuar nga ish-ministri Fatmir Mediu, i cili sipas saj i ka kërkuar të mbyllin gojën.

Durda më tej shprehet se në sallë nuk kanë asnjtë të drejtë të flasin dhe se në rast të kundër, nxirren jashtë.

Pjesë nga intervista:

Durda: Ngriti zërin i pandehuri, na u ngrit drejtpërdrejtë, mbylleni gojën. I thuhet gjyqtarit po trajtoni viktimat si heronj.

Gazetari Andi Kapxhiu: Mediu ju tha mbyllni gojën?

Durda: Po, e tmerrshme, vetëm i pandehuri ka të drejtë, ne s’kemi asnjë të drejtë të flasim, edhe po folëm do dalim jashtë. 2 vite jemi ende tek provat e prokurorit, vetëm orë leximi, fjalime parlamenti, se s’ka asnjë provë, do vetëm të zvarrisë të përfitojë kohë. Na kërcënoi, na u hakërrua i pandehuri në sallë.

Edison Durda ishte një nga 26 viktimat që shkaktoi masakra e Gërdecit. Ai ishte vetëm 7 vjeç dhe po luante me biçikletë, kur humbi jetën nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve. Durda kërkon drejtësi për të vënë në vend amanitin që ka dhënë para arkivolit të djalit të saj të ndjerë. Versus.al

Poll