Yoshihiro Hidaka, president i prodhuesit japonez të motoçikletave Yamaha Motor, dyshohet se u godit me thikë nga vajza e tij në shtëpinë e tyre në qytetin Iwata në orët e para të së hënës, duke pësuar lëndime të lehta.
Departamenti i Policisë së Prefekturës Shizuoka arrestoi vajzën 33-vjeçare Hana me dyshimin për tentativë vrasje. Për momentin ajo nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur qëllim apo ka qenë thjesht një aksident.
Hanna dyshohet se ka tentuar të vrasë babanë e saj 61-vjeçar duke e prerë atë në krahun e majtë me një thikë kuzhine. Por sipas policisë që nxitoi në shtëpi pasi mori një telefonatë urgjente nga vajza e vetë Yoshihiro Hidaka, u raportua se Hana ishte rrahur nga babai i saj.
Një ditë më parë policia kishte marrë një tjetër telefonatë nga shtëpia e presidentit të Yamaha Motor, por pa asnjë dialog. Yamaha Motor deklaroi zyrtarisht se për momentin nuk do të komentojë rastin, pasi është çështje private dhe hetimet janë në vazhdim .







