
Rita Ora ka vendosur ta hedhë showbiz-in pak në erë; me pak pluhur magjik, sigurisht dhe disa deklarata bombastike.
Në një intervistë të re të publikuar të enjten, këngëtarja 34-vjeçare tha se beson se mund të jetë… shtrigë magjistare. Po, ju lexuat drejt.
Sipas Ritës, “fuqia mistike” nuk është thjesht një përfytyrim artistik, por diçka që rrjedh në gjak. “Gjyshja ka qenë me siguri magjistare, për mamin nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gen, por mendoj se unë e kam patjetër,” u shpreh ajo në podcast-in Happy Hour Overheard.
Duket se në familjen Ora, përveç talentit muzikor, qarkullon edhe ca “energjitikë të dyshimta”.
Vieë this post on Instagram
Një 'shtrigë' pop...
Artistja shkoi aq larg sa e përshkroi edhe dasmën e saj si një përvojë “shpirtërore”.

Rita ka folur shpesh për lidhjen me botën e yogës dhe astrologjisë, por ajo ka edhe një ritual personal që e mban të ngulur në qendrën e energjisë së saj.
Siç thotë vetë: “Bëj leximet e mia javore me tarot… Në fund të fundit, mjafton që diçka të të japë shpresë, kjo është gjithçka që kërkon.”
Për Ritën, astrologjia nuk është thjesht një hobi: është pothuajse fe.
“Besoj ‘100 për qind’ në astrologji”, thotë këngëtarja e “Let You Love Me”, duke shtuar: “Në fakt mendoj se astrologjia duhet të jetë një fe. Më pëlqen ideja që ndihesh sikur shpirtrat të udhëheqin në çdo rrugë që ndjek.”
Por edhe përpara performancave, megjithëse e pret një arenë e mbushur me fansa, Rita i qëndron rutinës së saj të qetë për të mos thënë “monastike”.
“Disa njerëz duan muzikë të çmendur, bëjnë shot-e… Unë jam shumë ‘jo rock ’n’ roll’ para se të ngjitem në skenë. Jam shumë atletike, më pëlqen të shtrihem, të vendos muzikë të qetë, të bëj avull për fytin. Gjithçka shumë relaks.”
Megjithatë, ndoshta momenti që i ka tronditur më shumë fansat e saj është rrëfimi se një falltare i ka ndryshuar jetën. Në Reign ëith Josh Smith, ajo tregoi:
“Ajo më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre në pëllëmbën e dorës, dhe mund të rrëshqasë në çdo moment. Bëhet fjalë se si ta mbrosh atë grusht jete dhe si të lëvizësh ngadalë e me kujdes.”
Dhe ndryshe nga grimcat e rërës në metaforë, këshilla ka qëndruar fort në mendjen e saj. “Dikur nxitohesha shumë, doja gjithçka menjëherë… Tani përpiqem të marr një sekondë para se të përgjigjem. Dhe kjo më ka ndihmuar shumë.”
Pra, nëse dikush kishte ndonjë dyshim: Rita Ora është një miks mes superstare, shpirt lirë, praktikante zen, ndjekëse astrologjie… dhe potencialisht, shtrigë me dokumente familjare.
Showbiz-i nuk mërzitet kurrë me të dhe ndoshta kjo është magjia më e madhe që bën "shtriga" me origjinë shqiptare... / Versus
