AKTUALITET /

Zjarr në “Hotel Tirana”, flakët përfshijnë katin e katërt

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga pakujdesia e një klienti, i cili mund të ketë harruar diçka të ndezur në dhomë.

Shkruar nga Versus

Zjarr në “Hotel Tirana”, flakët përfshijnë katin

Pasditen e sotme një zjarr ka rënë në katin e katërt të 'Hotel Tirana' në kryeqytet, duke shkaktuar panik te klientët dhe stafi.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga pakujdesia e një klienti, i cili mund të ketë harruar diçka të ndezur në dhomë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur vënien e situatës nën kontroll.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit./Versus.al

 

Poll