AKTUALITET /

Mungesa e barnave, Korreshi 'lëshon gojën' me Ministrinë e Shëndetësisë: Po si mund të jeni kaq fëlliqsira!

Shkruar nga Versus

Mungesa e barnave, Korreshi 'lëshon gojën' me

Një përplasje publike ka shpërthyer sërish mes deputetit të opozitës, Saimir Korreshi, dhe Ministrisë së Shëndetësisë, pas denoncimeve për mungesa në Spitalin e Lushnjës.

Korreshi akuzoi nga foltorja e Kuvendit se në spital mungojnë medikamente dhe disa shërbime bazë nuk funksionojnë siç duhet, ndërsa ministria i hodhi poshtë deklaratat, duke thënë se situata është e normalizuar dhe shërbimet po vijojnë pa ndërprerje.

"A e keni numrin ta thërrisni ministren e Shëndetësisë, se vërtetë ka ikur në Europë, po dua t’i them nuk hyhet në Europë pa pambuk e jodio, pa mamografi e eko që nuk punojnë në Lushnjë, se po çojmë në Lushnjë dhe po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë”, u shpre Korreshi.

Por në reagimin e saj, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se spitali ndodhet në proces rikonstruksioni dhe për këtë arsye janë bërë vetëm riorganizime të përkohshme.

Sipas institucionit, nuk ka mungesë të materialeve bazë, furnizimi është i rregullt, mamografia është funksionale dhe shërbimi gjinekologjik po ofrohet brenda ambienteve të spitalit.

Por pas këtij sqarimi, Korreshi ka kundërshtuar fort versionin zyrtar, duke akuzuar ministrinë se po fsheh realitetin.

Në një reagim publik, ai renditi edhe një sërë barnash që sipas tij mungojnë në spital, mes tyre paracetamoli intravenoz, omeprazoli, tramadoli, diklofenaku, buskopani, prometazina dhe amiodaroni, duke pretenduar se mungesat prekin si urgjencën, ashtu edhe shërbime të tjera të përditshme.

Korreshi e shoqëroi reagimin me tone të ashpra ndaj ministrisë, duke e akuzuar hapur për mohim të problemit dhe për mosreagim ndaj situatës në terren.

 

Poll