Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje në një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin kundër klandestinëve dhe trafikut njerëzorë.
Rrumbullaku u shpreh se janë arrestuar 21 persona, 4 prej tyre jashtë vendit.
Për skemën se si bëhej kalimi i personave për në vendet e BE ai tha se kalimi në kufi bëhej me dokumentet e tyre personale të rregullta, por dokumentet e falsifikuara u niseshin me postë në hotelin ku qendronin.
Rrumbullaku: Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë spanjolle pas 2 vitesh hetime realizoi operacionin Nomadët për të goditur grupin që vepronte në kontrabandimin e shtetasve.
U zbatuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për 31 shtetas për ndihmë kalimi të paligjshëm të kufirit.
U arrestuar 21 shtetas, 4 persona jashtë vendit
U sekuestruan:
7 automjete, një laborator për falsifikimin e dokumenteve, 25 mijë euro, 20 mijë paund, laptopë, kompjutera, celularë, sasi rogë, varëse floriri dhe dokumente shitblerjeje pronash.
Subjektet kryesore falsifikonin dokumente për persona që të lëviznin jashtë vendit kryesisht në vendet e BE.
Shtetasit shqiptarë largoheshin për në BE me dokumentet e tyre, por dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin me postë në hotelet ku rrinin apo rezidencat ku vendoseshin







