AKTUALITET /

U arrestua ditë më parë për kokainë, djali i klarinetistit “Ad Sybardhi”, pjesë e trafikut të armëve

Shkruar nga Versus
U arrestua ditë më parë për kokainë, djali i
I arrestuari Euxhenjo Manushi dhe babai i tij Adriano Manushi "Ad Sybardhi"

Euxhenio Manushi, 20 vjeçari i arrestuar ditë më parë për shpërndarje kokaine në Tiranë, rezulton të ketë qenë edhe pjesë e një grupi që merrej me trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri.

Mes 6 personave të arrestuar në Shqipëri për veprimtarinë kriminale ku u sekuestruan 22 armë zjarri, rezulton edhe emri i të riut që iu vunë prangat së bashku me Klajdi Serjanin, nipin e Pajtim Serjanit të dënuar më parë për gjobëvënie.

Të rinjtë u kapën me 1 kg kokainë në makinë e cila nëse do të shitej në treg, kapte vlerën e 270 mijë eurove. Manushi rezulton të jetë djali i klarinetistit të famshëm Adriano Manushi, i njohur ndryshe si “Ad Sybardhi”.

Ditën e djeshme gjykata caktoi “arrest me burg’ për Manushin dhe Serjanin të cilët deklaruan se kokainën e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta shitur. Versus.al

Poll