Arrestohet në Greqi, Gerald Shehu, autori i dyshuar i vrasjes në hotelin në Dhërmi.
Burimet bëjnë të ditur se 43-vjeçari Shehu është arrestuar në një aeroport në Greqi, në tentativë për të ikur drejt Britanisë së Madhe, ku edhe jetonte prej vitesh.
Trupi i Eraldo Novruzit nuk është gjetur ende, ndërkohë që policia thotë se recepsionisti është vrarë.
Policia e Shtetit shpalli në kërkim Gerald Shehun, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Eraldo Nevruzi.
Në një informacion nga Policia, thuhet se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e shtetasit Eraldo Novruzi, ndërsa po punohet me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Gerald Shehut, pasi nga hetimet e deritanishme.
Himarë/Informacion shtesë
Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.







