Dy shqiptarë të dënuar, janë arratisur nga burgu i Kassavetias në Greqi. Arratisja e tyre është vënë re rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme nga gardianët e burgut.
Bëhet fjalë për dy 41-vjeçarë, personazhe të dënuar me 20 vjet heqje lirie për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr.
Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.
Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.







