Britani e Madhe- Katër shqiptarë janë dënuar me 15 vite e gjysmë burg për drogën me vlerë 10 milionë paund të zbuluar në disa banesa në Manchester ku kanabisi rritej në magazinat e njohura gjerësisht si “shtëpi bari”.
Në fillim të vitit 2024, Ilrijan Hodaj, Armando Xhemalaj dhe Henri Shperdhea u deklaruan fajtorë për komplot për prodhimin e kanabisit. Në shtator, Riza Hodaj pati një gjyq në Gjykatën e Bolton Croën ku u pretendoi se nuk kishte gisht në prodhimin e kanabisit dhe pastrim parash. Pas gjyqit ai u shpall fajtor për të gjitha akuzat.
Të martën, 24 shtator 2024, të katër të pandehurit u dënuan në Gjykatën e Bolton Croën si më poshtë:
Riza Hodaj, 39 vjeç, nga Beech Mount, Harpurhey – Shtatë vjet
Iriljan Hodaj, 32 vjeç, nga Lakeland Crescent, Bury – Katër vjet
Henri Shperdhea, 35 vjeç nga Denton Lane, Chadderton – Dy vjet e tre muaj
Armando Xhemalaj, 32 vjeç, nga Barracks Road, Bickershaë - Dy vjet e tre muaj
Pasi të vuajnë gjysmën e dënimit, të katër shqiptarët do të dëbohen për në Shqipëri. Gjithashtu gjykata ka vendosur konfiskimin e disa aseteve me vlerë deri në 90 mijë paund të të dënuarve. Versus.al







