Një operacion antidrogë ka zbuluar një rrjet të sofistikuar shpërndarësish droge. Wshtë zbuluar se droga sintetike LDS, e fshehur nën pamjen e një puzzle për fëmijë, dërgohej nga Serbia dhe shpërndahej në Shqipëri. Ky material, që ngjante me një pjesë të një puzzle të Dr. Seuss, shitej për 3 mijë lekë për një kuadrat të vogël dhe përdorej duke u vendosur poshtë gjuhës. Konsumatorët, pa e ditur, ishin në rrezik të lartë për shëndetin e tyre.
Pas një hetimi disa muajsh, policia ka arritur të arrestojë 25 persona dhe të shpallë në kërkim 3 të tjerë, të cilët ishin pjesë e këtij rrjeti të shpërndarjes së drogës. Gjatë operacionit, janë sekuestruar gjithsej 350 doza të drogës sintetike, 1.8 kg kokainë dhe 18 kg kanabis. Ky rrjet kishte ndryshuar mënyrën e veprimit për të shpëtuar nga ndjekja e autoriteteve, duke përdorur metoda të ndryshme për të shpërndarë substancat e ndaluara. Ata tani përdornin si maskë shpërndarës ushqimesh, picash, postierë dhe herë pas here si taksistë, duke e bërë ndjekjen më të vështirë për policinë.







