Berat- Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tre personave të cilët akuzohen se kanë kryer disa vepra penale lidhur me ngarkesën prej 10 tonësh mandarina me pesticide.
Dyshohet se fermeri Elton Tafa ka shitur tek Arben Dyli, administrator i pikës së grumbullimit ssinë prej 10 tonësh mandarina të cilat më pas Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë ku u kthyen mbrapsht për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve të dëmshme për shëndetin e njerëzve.
Me t’u kthyer në Shqipëri, vetë administrator Dyli i ka tërhequr mbrapsht sasinë me mandarina dhe nuk e ka asgjësuar sipas procedurës, por i ka rihedhur në treg. Në pranga ka rënë edhe inspektori Elson Tahiraj i cili akuzohet se ka lëshuar certifikata për produktet e Arben Dylit.
Njoftimi:
Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penale Seksionin për hetimet e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykates se shkalles pare te juridiksionit te pergjithshem Berat, pas hetimeve disa mujore te kryera ne kuader te Procedimit Penal nr.768 te vitit 2024, i regjistruar per veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lendet helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin ose jeten e njerezve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shperdorimi detyres”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka ber ndalimin e shtetasve:
1. Arben Aqif Dyli, i datelindjes 02.06.1969
2. Elton Hekuran Tafa, i datelindjes 21.06.1979
3. Elson Petrit Tahiraj, i datelindjes 10.05.1995 Versus.al







