
Naftëtarët e Bankers Petroleum prej 15 ditësh tashmë protestojnë dhe disa prej tyre kanë hyrë në grevë urie duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune në kompaninë e cila pavarësisht se ka shfrytëzuar resurset shqiptare, ka zhvatur shtetin shqiptar duke kryer miliona euro evazion fiskal.
Megjithë ish-drejtuesit e arrestuar për miliona euro që i nxirrnin jashtë vendit, ata që kanë mbetur totalisht në harresë janë naftëtarët të cilët sot zhvilluan një protestë para zyrave qëndrore të kompanisë në Fier.
Ajo çfarë i revoltoi protestuesit ishin drejtuesit e ‘’Bankers Petroleum’’, mes tyre një grua e cila nga tarraca ku po pi cigare shikon naftëtarët dhe qesh.
Nuk dihet çfarë roli ka në kompani personi në pamjet e siguruara ndërsa sjellja e saj mesa duket ka revoltuar naftëtarët. Versus.al



