Në administratën publike janë hapur aplikimet për 1200 pozicione të reja praktike pune. Aplikimet janë hapur deri më datën 15 gusht 2024 dhe mund të aplikojë çdo i ri që zotëron të paktën një diplomë bachelor.
Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët të plotësojnë edhe një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al .
Zhvillimi i praktikës së punës zgjat 3 muaj nga muaj i shtator deri në dhjetor, është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale. Versus.al







