Lezhë- Gjykata la në burg 38 vjeçarin Simon Gjoka i cili u arrestua një ditë më parë nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një vajzë 13 vjeçare dhe vjedhjen e bagëtive.
Gjoka u kap nga policia për grabitjen e bagëtive të imëta në fshatin Gajush të Lezhës, por pas në telefonin e tij u gjetën prova që tregonin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mikeshës që kishte strehuar.
Ndërsa sot janë mësuar detaje të reja rreth ngjarjes. E mitura 13 vjeçare e cila u pyet nën praninë e psikologut, tha se lidhja me 38 vjeçarin kishte nisur prej më shumë se një viti, duke rrëfyer se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Ndërsa në telefonin e saj u gjetën video dhe foto intime, ajo pranoi se Gjoka e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë. Me detajet e reja, grupi hetimor po kryen hetime për mundësinë që i arrestuari ta ketë shfrytëzuar të miturën për prostitucion.
Tashmë pritet akt-ekspertimi i mjekut ligjor dhe më pas marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion. Vajza e mitur shiste qirinj në Kishën e Shna Ndout në Laç. Versus.al








